Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk e meritoja”, Daniele De Rossi për shkarkimin nga Roma: Ata patën suksesin që unë parashikova, më vjen keq se si ndodhi

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e meritoja”, Daniele De Rossi për shkarkimin nga Roma: Ata
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi është rikthyer sërish të flasë për shkarkimin e tij nga Roma. Ish-trajnerit të verdhekuqve nuk i del inati me ish-klubin e tij.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, De Rossi ka theksuar se nuk e meritonte aspak të trajtohej në atë mënyrë. Ndër të tjera është shprehur se Roma patinsuksesin që ai kishte parashikuar dhe se i vjen keq për mënyrën se si shkuan gjërat.

“Më vjen keq për mënyrën se si shkuan gjërat, por në fund ata patën suksesin që parashikova. Kisha një plan të qartë, vitin e parë ndërton, vitin e dytë rritesh, vitin e tretë lufton për titullin. Nuk ishim të çmendur të vinim bast për këtë grup, i cili mendoj se është shumë i fortë.

Presidentët i përmbaheshin çdo fjale që thoja. Gjithmonë kam pasur shumë liri në futboll, ata më besonin dhe filluan të më kërkonin gjëra para se të më konfirmonin për tre vitet e ardhshme. Pastaj gjërat u prishën pak dhe më vjen keq, por ajo që më ndodhi mua dhe stafit tim se nuk e meritonim”, ka theksuar trajneri aktual i Genoas. 

Poll

Lexo gjithashtu