Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bregu braktis kryeqytetasit, transferohet te klubi grek që lufton për mbijetesë

Shkruar nga NEWSPORT
Bregu braktis kryeqytetasit, transferohet te klubi grek që lufton për
Panetolikos

Adriano Bregu me shumë mundësi do të largohet nga Panathinaikos. Mesfushori 19-vjeçar me origjinë shqiptare, por që aktivizohet me Greqinë U21, është gati ta mbyllë me kryeqytetasit.

Bregu braktis kryeqytetasit, transferohet te klubi grek që lufton për
Adriano Bregu

Sipas “Gazzetta.gr”, klubi tjetër i Superligës greke, Panetolikos dëshiron që të afrojë mesfushorin shqiptar. Bregu është gati për një kalim të tillë, pasi te Panathinaikos nuk “konsiderohet” aspak.

Megjithatë, klubi nga Athina kërkon një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kështu, në rast se do të bënte mire te Panetolikos, Bregu edhe mund të rikthehej te “gjiganti” i Athinës.

Kujtojmë që ekipi i ri ku Bregu do të luajë, lufton për mbijetesë. Momentalisht është në zonën e ftohtë me 15 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjesh.  

Poll

Lexo gjithashtu