Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Botërori 2026/ Infantino "shuplakë" kritikëve: Pa FIFA-n, futbolli nuk do të luhej në 150 vende

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2026/ Infantino "shuplakë" kritikëve: Pa
Kupa e Botës

“Ethet” e Botërorit sa vijnë e shtohen  dhe "sytë" e tifozëve nga e gjithë bota janë tek kompeticioni më “gjigant” i futbollit. Në fakt edhe madhështia e kësaj gare sportive solli edhe pakënaqësi të shumta nga ana e tifozëve, të cilat lidheshin drejtë për së drejti me çmimin e biletave për të parë ndeshjet.

Pak kohë më parë FIFA mori një  vendim i cili përfshinte përgjysmim dhe kategori të veccanta biletash, me një çmim më të leverdisshëm  për të gjithë sportdashësit. Ky vendim i cili u njoftua edhe nga presidenti, Gianni Infantino ka rezultuar efikas pasi kërkesat për biletat kanë qenë të frikshme.

"Futbolli ekziston falë të ardhurave nga Kupa e Botës, të cilat më pas riinvestohen. Pa FIFA-n, sporti nuk do të luhej në 150 vende", tha presidenti, duke justifikuar vendimet e federatës.

Kritikat në lidhje me çmimet mbeten të kuptueshme, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen dramatike krahasuar me Kupën e Botës 2022 në Katar, por Kupa e Botës ka provuar edhe një herë të jetë një ngjarje shumë e pritur, duke gjeneruar interes të madh midis tifozëve.

Poll

Lexo gjithashtu