FIFA është tërhequr pjesërisht, nga formula e saj për shitjen e biletave të Botërorit 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Mirëpo procedurat e tejzgjatura të aplikimeve online, por edhe çmimet e larta kanë shkaktuar kaos për kompeticionin më “gjigant” të futbollit i cili për herë të parë do të zhvillohet me 48 skuadra.
Sipas medias “Mundo Deportivo-s” FIFA ka bërë një hap të vogël pas, dhe e ka kthyer futbollin në një “arenë” biznesi. Duke kujtuar kështu se si pak kohë më parë FIFA vendosi që tu japë federatave pjesëmarrëse një numër të limituar biletash për tifozët besnikë. Këto bileta do të kenë vlerën e 60 dollarëve, por numri i pakët nuk e ul irritimin e tifozëve të shumtë që duan të jenë në stadiume.
Deri më tani janë mbyllur 2 procese shitjesh, teksa janë shpërndarë 2 milionë bileta. FIFA ka hapur një tjetër proces pas shortit të botërorit ku fituesit do të shpallen në shkurt, ndërsa ka pasur rreth 5 milionë aplikues. Deri më tani çmimet për një ndeshje të fazës së grupeve variojnë nga 120-265 dollarë, por për shkak se ato do të rishiten në marketin e FIFA-s, duke qenë se fituesit janë të rastësishëm dhe jo për ndeshjen që ato dëshirojnë, shkojnë deri në 700 dollarë një biletë.
Sipas “New York Times”, pas shortit të Botërorit, një biletë e finales në sistem shitet me çmimin më të lirë prej 8.680 dollarësh, ndërsa në treg të zi shifra ka shkuar deri në 33 mijë dollarë.
