Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria po shkruan historinë me Sylvinhon, profesor Përparim Kabo tregon emrin e pasuesit në pankinë  

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria po shkruan historinë me Sylvinhon, profesor Përparim
Perparim Kabo dhe Kombetarja

Profesor Përparim Kabo në një pronocim të fundit, ka hedhur më shumë “dritë” në lidhje me zëvendësuesin e Sylvinhos te Kombëtarja në të ardhmen.

Braziliani ka kontratë me kuqezinjt deri në marsin e vitit të ardhshëm dhe shumëçka do varet nga rrugëtimi ynë në fazën “play-off’ të “Botërorit 2026”.

Kapo ka lën të hapur mundësinë e një trajneri vendas për “timonin” e Shqipërisë në periudhën sportive “post Sylvinho”, madje duke dhënë edhe kandidat konkret:   

“Nuk është e habitshme që me largimin e Sylvinhos të hapet tregun i rekrutimeve dhe Kombëtarja jonë të ketë një trajner shqiptar, siç ka pasur dikur. Si Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Demollari me Josën, etj.

Nuk mund të them që Ilir Daja nuk ka eksperiencë në arenën ndërkombëtare, sepse me klube, ai ka shkuar disa herë në grupe të kompeticioneve europiane. Ka bërë mirë në Korçë, po kështu edhe në Kosovë. Nuk do habitesha fare që të kishim një trajner shqiptar te përfaqësuesja”.      

Poll

Lexo gjithashtu