Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

8.5 milionë euro për Ernest Muçin, por Trabzonspor i kthen sytë te rivali i Shqipërisë (PLANI)

Shkruar nga NEWSPORT
8.5 milionë euro për Ernest Muçin, por Trabzonspor i kthen
Kacper Koz?owski

Ernest Muçi po kalon një moment shumë të mirë në karrierë, me futbollistin e Kombëtares që me fanellën e Trabzonspor po shënon vazhdimisht. Saktësisht në 5 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë, duke u bërë një lider te skuadra turne.

Tashmë është fakt që Trabzonspor kërkon ë blejë nga Besiktas kartonin e Muçit, gjë e cila pritet t’u kushtojë arkave të tyre 8.5 milionë euro. Një operacion jo shumë i lehtë për t’u konkretizuar, kështu drejtuesit kanë nisur të ndërtojnë një tjetër plan nëse “pista Muçi” mund të dështojë.

Në radarin e tyre ka rënë futbollisti i Polonisë dhe bëhet fjalë për Kacper Kozłoëski. 22-vjeçari aktualisht është pjesë e Gaziantep dhe fakti që luan në Turqi bën që te Trabzonspor ta kenë në konsideratë sulmuesin polak, i cili në 18 ndeshje ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist

Poll

Lexo gjithashtu