Një lajm i trishtë dhe i rëndë vjen nga Italia. Ka ndërruar jetë një 15-vjeçarë në fushën e lojës. Një arrest kardiak i ka marrë jetën futbollistit të ri, i cili po luante me shokën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 dhjetorit në Pordenone, një vend në veri të Italisë. Sipas mediave, pas një përplasje me një lojtar tjetër, djali është goditur nga një arrest kardiak i menjëhershëm.
15-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli të Pordenones, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët. Adoleshenti me origjinë të huaj, ishte i regjistruar për disa vite në ekipin e të rinjve të klubit ASD Torre dhe luante me ekipin nën 16 vjeç, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
