I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, trajneri Ditmar Bicaj ka folur për mundësinë e transferimit të Sokol Cikalleshit në Superiore, te Flamurtari. Sipas Bicajt, ky transferim s’ka shans të ndodhë, teksa zbulon se ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka refuzuar edhe dy oferta të tjera.
“Me aq sa e njoh unë Cikalleshin, nuk e besoj. Nuk ka shanse që të kthehet në Shqipëri. Jo te Flamurtari, por edhe në Shqipëri po them. Di që ka pasur edhe oferta nga ekip te dy vendet e para, por nuk e mendonte kthimin në Shqipëri.
Te Flamurtari jo që jo. Nuk është në idetë e Cikalleshit një rikthim në Shqipëri. Kur ka refuzuar dy ekipe në vendet para, që ka pasur kontakte dhe kanë shprehur dëshirë…”, tha Ditmar Bicaj.
