Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Ka mbi 400 gola në karrierë, ish-sulmuesi i Barcelonës i “mallkuar” te kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ka mbi 400 gola në karrierë, ish-sulmuesi i Barcelonës i
Gaboni

Kombëtarja e Mozambikut ka shkaktuar surprizën e madhe në Kupën e Afrikës. Ata fituan 3 – 2 ndaj Gabonit, ndeshje e vlefshme për Grupin F.

Sulmuesi gabonez Pierre-Emerick Aubameyang e bëri detyrën, duke shënuar, por goli i tij vlejti sa për statistikë. Në dy ndeshje të këtij turne, Gaboni ka 0 pikë dhe shanset për kualifikimin përtej fazës së grupeve janë thuajse të pamundura.

Gjatë muajt nëntor, Aubameyang ishte pranë kualifikimit për në “Botërorin 2026”, pas një fushate spektakolare, por u mposhtën 1 – 4 nga Nigeria pas kohës shtesë.

Duket se 2025 është një vit i “mallkuar” për ish-sulmuesin e Barcelonës te përfaqësuesja, pavarësisht se ka 10 gola në 10 ndeshjet e fundit me Gabonin.

Në total, bomberi afrikan Pierre-Emerick Aubameyang numëron më shumë se 400 gola në karrierë për klube dhe kombëtaren.

          

Poll

Lexo gjithashtu