Superylli, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk po e mendon pensionimin dhe objektivi i tij është që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1000 gola në karrierë.
Fenomeni portugez, Ronaldo fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme” gjatë “Globe Soccer Awards”, ku sipas “FoxSport” Ronaldo ka konfirmuar se nuk po e mendon pensionimin.
"Është vështirë për mua që të vazhdoj të luaj, por pasioni mbetet shumë i lartë për mua. Jam ende shumë i motivuar për këtë arsye edhe po luaj. Gjithmonë dua të luaj futboll, të fitoj trofe, të shënoj gola. Dua të vazhdoj tutje. Do t'a arrij atë numër sigurisht, nëse nuk kam lëndime” ka thënë CR7.
Ndërkohë, Ronaldo pritet të marr ftesë edhe nga Portugalia për Kupën e Botës 2026, trofeu i vetëm që ai nuk ka e “shijuar”.
