Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Nigeria merr fitore "thriller"! Mane shpëton nga humbja Senegalin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Nigeria merr fitore "thriller"! Mane
Senegal - Republika Demokratike e Kongos

Kanë përfunduar edhe 4 sfidat e e javës së 2 të Kupës së Kombeve të Afrikës, ndeshje të cila dhuruan 10 gola.

Dueli interesant ai mes Senegalit dhe Republikës Demokratike të Kongos, e cila u mbyll me barazim në shifrat 1-1. 45-minutat e para, nuk dhanë asnjë rezultat pasi skuadrat nuk arritën që ti finalizonin në gola aksionet e tyre. Ndërsa në pjesën e dytë Bakambu shënoi një gol në minutën e 61-të, duke i dhënë Kongos avantazh në rezultat. Gjë e cila nuk zgjati shumë pasi Senegal i shpëton humbjes dhe barazon shifrat, falë golit të Mane në minutën e 69-të.

Dinamike edhe sfida mes Nigerisë dhe Tunizisë, e cila u mbyll me rezultatin 3-2, në favor të nigerianëve. Goli I parë nga Nigeria u shënua në minutën e 44-të falë goditjes së saktë të Osimhen. E në të njëjtin ritëm shkoi dhe në pjesën e dytë me gola të Ndidi në minutën e 50-të dhe Lookman në minutën e 67-të. “Vrullshëm” luajti dhe Tunizia e cila në 2 aksionet e saj të Talbi dhe 11-metërshi I Abdit nuk gabuan duke u përkthyer në gola, por të cilat nuk mjaftuan për të marrë fitoren.

Ndeshjet e tjera u mbyllen me rezultatet si më poshtë: Benin – Botswana (1 - 0) dhe Uganda – Tanzania (1 - 1).

 

 

Poll

Lexo gjithashtu