
Getafe - Atletico Madrid
Atletico Madrid ka marrë një goditje shokuese ditën e sotme përsa i përket garës për titull kampion në Spanjë. “Los Colchoneros” janë mposhtur në transfertë me përmbysje ndaj Getafes me shifrat 2-1.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar në barazim pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë, Sorloth kaloi në avantazh ekipin e Simeones falë një 11-metërshi. Megjithatë, Arambarri dy herë në të 88-ën dhe 92-ën, ndëshkoi Atletico Madridin duke e nxjerrë pa pikë nga kjo përballje.
“Colchoneros” pozicionohen momentalisht të dytët në tabelën e LaLigas, me një pikë më pak se Barcelona që ende nuk ka luajtur, dhe me një pikë më shumë se Real Madrid që luan ndaj Vallecanos.
Goli i përmbysjes
Poll