
Frenkie de Jong
Frenkie de Jong ka shumë interesime dhe oferta për shërbimet e tij, por nuk ka mundur të largohet nga Barcelona. Tashmë është kthyer në një lider te katanalasit, me këto të fundit që po mendojnë për të ardhmen.
Mes lojtarëve që konsiderohen të shitshëm është edhe De Jong. Sipas “Sport” këtij të fundit drejtuesit i kanë propozuar një kontratë të re.
Paga e tij nuk pritet të ndryshojë, ndërsa propozimi është për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për 3 sezone. Kontrata e tyre aktuale përfundon në qershor të 2027 dhe tashmë mbetet të shihet nëse futbollisti do të pranojë të qëndrojë në Barcelonë apo jo.
Poll