Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Kemi përballë një rival të fuqishëm”, Simeone i “trembet” Realit: Të përgatitemi për 95 apo 96 minuta lojë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi përballë një rival të fuqishëm”,
Diego Simeone

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet një ndeshje shumë e rëndësishme që mund të vendosë fatet e LaLigës për këtë sezon. Derbi i Madridit, ku Real Madridi do të presë në “Bernabeu” Atletico Madridin. “Los Blancos” kryesojnë kampionatin spanjoll me vetëm një pikë se “Los Colchoneros”.

Në prag të kësaj supersfide, trajneri i Atleticos, Diego Simeone ka dalë në konferencë për shtyp për mediat. “Do të rikuperohemi mirë dhe nesër pasdite do të vendosim për lojtarët në fushë. Kemi përballë një kundërshtar me lojtarë individualë, gjë që i bën ata jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Me gjithë atë kontekst, duke e ditur se me çfarë do të përballemi, ne do të jemi të përgatitur për të luajtur lojën që duam. E dimë se kë do kemi kundër, një rival që do të fillojë fuqishëm dhe shumë i vendosur.

Ata janë shumë të mirë dhe pa kontrollin e hapësirës, ne do të duhet ta çojmë lojën atje ku mendojmë se mund t’i lëndojmë ata. Imagjinoj një ndeshje 95 apo 96 minutshe ku duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, shprehet Simeone.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga