Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Humbja ndaj kuqezinjve, Hansi Flick: Milani ka lojtarë të shpejtë, një skuadër e bukur për t’u parë

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj kuqezinjve, Hansi Flick: Milani ka lojtarë të
Hansi Flick

Pasi fitoi El Clasicon përballë Real Madrid, Barcelona u mposht në miqësoren e fundit ndaj Milanit. Katalanasit barazuan 2-2 në 90 minuta lojë, por në ‘ruletën’ e penalltive, lojtarët e “Djallit” u treguan më të saktë duke i shkaktuar këtë disfatë ekipit të Hansi Flick.

Është pikërisht ky i fundit që ka folur pas humbjes me Milanin. Tekniku gjerman nuk kursen elozhet për lojtarët e Milanit. Flick tha se kuqezinjtë janë të shpejtë dhe se në momentin kur ata sulmojnë të vendosin në vështirësi.

“Unë gjithmonë flas më tepër për skuadrën time, por më duhet ta them se Milani ka futbollistë të shpejtë. Të cilët të vendosin në vështirësi kur sulmojnë. Një skuadër e bukur për t’u parë.

Ata ditën t’i shfrytëzonin hapësirat që u dhuruam në fillim, por ne arritëm të riktheheshim në lojë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste. Fraksion gjatë së cilit Milani u përballë me disa probleme, ndërsa ne shtuam presingun dhe gjërat na shkuan mbarë”, ishin fjalët e Hansi Flick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga