
Fitoret janë bërë pjesë e “zakonshme” në ekipin e Barcelonës nën urdhërat e Hansi Flick. E radhës ishte kundër Legnaes në transfertë.
Edhe pse pritej që ata të "hakmerreshin" ndaj ekipit në fjalë, si pasojë e humbjes në fazën e parë, nuk ndodhi me përmasa të tillë. Konkretisht Barçës i mjaftoi një autogol i Saenz në minutën e 48 për të siguruar 3 pikët.
Edhe pse në fushë ishin emra të rëndë për katalanasit si Raphinha, Yamal apo Robert Lewandowski, sërisht sulmi nuk “ndezi”.
Vlen të theksohet se Balde u largua në fundin e pjesës së parë me dhimbje të forta, ku ende nuk ka një reagimi nëse do të jetë i disponueshëm në kohë të shkurtër.
Diferenca me Realin ka shkuar në 7 pikë, ndonëse madrilenët do të zbresin në fushë ditën e dielë kundër Alaves.