Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Aymeric Laporte pranë transferimit në Madrid, pritet vendimi i Al Nassr

Shkruar nga NEWSPORT
Aymeric Laporte pranë transferimit në Madrid, pritet vendimi i Al
Aymeric Laporte

Disa ditë më parë, Carlo Ancelotti u shpreh se Real Madrid e ka mbyllur merkatos. Por mesa duket, tekniku italianë ka rënë ndesh me fjalët e tij, pasi tashmë ka një kërkesë për Florentino Perez.

Sipas mediave spanjolle, Ancelotti kërkon me çdo kusht që të transferojnë Aymeric Laporte në “Bernabeu”. Mbrojtësi që shkëlqeu me Spanjën në Euro 2024, shihet nga trajneri i Realit si i duhuri për të përforcuar repartin difensiv.

Vetë lojtari, është dakord me një transferim të tillë, por gjithçka mbetet në dorën e Al Nassr. Vështirësia e këtij transferimi është te kontrata që mbrojtësi 30-vjeçar ka me klubin arab, e cila skadon në vitin 2026.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, pritet të nisin bisedimet mes klubit spanjoll dhe Al Nassr. Pas Mbappe dhe Endrick, mbrojtësi i Spanjës do të bëhej transferimi i 3-të për Realin në këtë merkato verore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga