
Me afrimin e Kylian Mbappe me parametra zero dhe transferimin e talentit brazilian, Endrick për rreth 48 milionë euro., është mbyllur edhe merkato e Real Madrid.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri Carlo Ancelotti. Tekniku italian është shprehur se nuk do të ketë më afrime apo largime dhe skuadra është gati për sezonin e ri.
“Një mbrojtës tjetër pasi Yoro shkoi te United? Skuadra është e plotë dhe mund të them që nuk do të transferojmë ndonjë lojtar tjetër. Vallejo është kthyer dhe David Alaba po rikuperohet nga dëmtimi.
Kemi dhe djemtë e akademisë dhe ne besojmë te ta. Nuk mendoj se do të kemi të larguar, pasi asnjë nuk e dëshiron diçka të tillë. Kemi një skuadër spektakolare dhe jemi gati”, ishin fjalët e trajnerit, Carlo Ancelotti.