Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Këngë dhe fishekzjarre, Bergamo ndizet ‘flakë’ pas finales së parë europiane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Këngë dhe fishekzjarre, Bergamo ndizet ‘flakë’
Tifozët e Atalantës duke festuar kualifikimin në finalen e Europa League

Atalanta mposhti me rezultat të përgjithshëm 4-1 Marseillën, me skuadrën italianë që siguroi kështu finalen e Europa League. Një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin e Berat Gjimshitit, e cila ëhstë e para në historinë 117-vjeçare të klubit.

E sigurisht një arritje e tillë festohet gjatë dhe festa është e gjitha legjitime. Bergamo ka “ushëtijë” nga zhurmat deri në orët e para të mëngjesit, me tifozët që kanë dalë në rrugët e qytetit duke festuar një sukses të tillë.

Fishekzjarret dhe këngët kanë ndezur ‘flakë’ gjithë qytetin, me tifozët që e kanë gridhë duke festuar, teksa dukshëm janë të lumtur dhe të gëzuar për suksesin e arritur nga drejtuesit e klubit dhe trajneri Gian Piero Gasperini.

Kujtojmë se Atalanta përveç finales së Europa League që do ta luajë më 22 maj kundër Bayer Leverkusen, ka një tjetër finale mjaft të rëndësishme në Itali. Më 15 maj do të luajë ndaj Juventusit, sfidë e rëndësishme për Kupën e Italisë. Dy sfida mjaft të rëndësishme për ekipin e Gjimshitit që do të synojnë të dy trofetë për të mbyllur një sezon fantastik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga