
Herdi Prenga
RFS ka arritur një kualfikim mjaft të madh në Europa League, pasi mposhti skuadrën e APOEL përmes penalltive. Herdi Prenga, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, shënoi një prej golave vendimtarë nga pika e bardhë.
Koha e rregullt përfundoi 2 me 1 në favorin e APOEL. Letonezët e RFS qëndruan në lojë, pasi kishin fituar me të njëjtin rezultat në shtëpinë e tyre.
Gjatë penalltive, ishte RFS që u tregua e saktë në të katërt penalltitë e goditura. Në anën tjetër APOEL gaboi të dytën dhe të katërtën. Prenga shënoi pikërisht penalltinë e tretë për të tijët, duke i dhënë besimin e duhur ekipit për të arritur kualifikimin.
Goli i Herdi Prengës gjatë penalltive:
Poll