
Llapi nuk ia del të përmbysë Wislan dhe të vazhdojë rrugëtimin në Europa League. Nënkampionët e Kosovës u mposhtën 2-1 në “Zahir Pajaziti”.
Goli i Ardit Tahirit nuk mjaftoi për llapjanët që të përmbysin humbjen 2-0 të sfidës së parë. Ish-lojtari i Dinamos hyri si zëvendësues në minutëne 64-të dhe gjeti golin vetëm 10- minuta më vonë. Në këtë mënyrë barazoi shifrat 1-1, me polakët që kaluan në avantazh me Rodado në të 58’.
Wislas shënoi edhe golin e dytë në minutat e fundit me Giakos, duke mbyllur sfidën 2-1 dhe për të mposhtur me rezultat të përgjithshëm llapjanët 4-1.
Pas kësaj sfide, ekipi i Tahir Batatinës i jep “lamtumirën” Europa League, ndërsa do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Conference League, në turin e dytë.
Goli i Ardit Tahirit
Goli i Wislas
Goli i dytë i Wislas