
Besiktas duke festuar pas golit të tretë kundër Luganos
Milot Rashica është kthyer të jetë protagonist me Besiktas. Sulmuesi shqiptar asistoi golin e tretë, të sfidës që Besiktas po fiton 4 me 1 përballë Luganos.
Rafa Silva nuk mund të gabonte përballë portierit, teksa luhej minuta e 70-të. Fill pas këtij goli, Besiktas shënoi dhe të katërtin. Kujtojmë se sfida e parë mes këtyre dy kundërshtarëve kishte përfunduar 3 me 3 në Zvicër.
Milot Rashica e ka nisur nga minuta e parë këtë takim, që vlen për fazën "play off" në Europa League. Në anën tjetër Ernest Muçi është aktivizuar për Besiktas gjatë pjesës së dytë.
Goli i asituar nga Rashica: