Tottenham ka një ndeshje të vështirë ditën e sotme në Europa League kundër gjigandëve turq të Galatasray. Tajneri Postecoglou i Spurs tha se lëndimet e disa lojtarëve e ngacmojnë atë për të arritur rezultat pozitiv kundër ekipit të Mauro Icardit.
Dëmtimet kanë penalizuar për këtë takim Cuti Romero-n dhe “yllin” brazilian Richarlison. Ky i fundit doli nga pankina në fitoren e së dielës 4-1 ndaj Aston Villa dhe pësoi një dëmtim që mund t’a lëër jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Romero nuk ka ndonjë gëjë serioze, kështu që në fundjavë besoj mund t’a kem përsëri të plotë. Richarlison për fat të keq e dëmtoi këmëbën kështu që unë jamend enë pritje se çfarë do të ndodh me lojtarin tim. Timo Ëerner ka pasur një ankesë në ije, ndaj gjermani nuk udhëtoi. Të tjerët janë të gjithë në formë.”, u shpreh Ange Postecoglou.
Siç mund të shihet mungesat janë të shumta e të rëndësishme si 2 sulmueist brazilian e gjerman. Hotspur kanë fitruar 3 ndeshjet e fundit në Europa League dhe janë në krye të klasifikimit në vend të dytë, me 9 pikë po aq pikë sa Lazio. Ekipi nga Stambolli është i pamposhtur ende, porn ë vend të pestë e me 1 fitore sot, “Luanët” do të parakalonin Spursat.