Ermal Tahiri i ftuar në emisionin e pragndeshjes së Europa League mes Ajax dhe Lazios së Hysajt.
Tahiri ka folur për lavdinë që mbart ekipi nga Amsterdami si dhe ka bërë një parashikim të vogël për fituesin e takimit. Për analistin, Ajax është një klub më me peshë se Lazio që e ka treguar veten dhe historia e ndihmon të ecë përpara, duke qenë shumë pro klubit holandez.
“Ajaxi është nga ekipet që do të kalojë më tej. Në mos këtë ndeshje, do të fitojnë tjetrën dhe do të jenë në 8-she. Mos shikoni kampionatin apo renditjen.
Ajax është ekip që ka bërë histori.
Në Europë luan me psikologji tjetër. Është tjetër gjë në Europë. Me tifozët e me mbështetjen, Ajaxi do të jetë shumë lart. Historia i ndihmon.
Mendoj fiton 3-1 kundër Romës.”, u shpreh Tahiri.