
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/16-ave të Europa League. Ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë të këtij kompeticioni u njohën me kundërshtarët e tyre.
Fenerbahce do të sfidohet me Rangers e Nedim Bajramit, ndërsa Real Sociedad do të sfidohet me Manchester United. Interesante do të jenë edhe duelet mes Viktoria Plzen – Lazio, Bodo/Glimt – Olympiacos, Ajaz – Frankfurt, AZ Alkmaar – Tottenham, FCSB – Lyon dhe Roma – Atletic Club.
Ndeshjet e para të kësaj faze janë parashikuar të zhvillohen me 6 mars dhe 13 mars sfidat e kthimit. Ndërkohë ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në fazën tjetët të këtij turne, ku goglat kanë rezervuar përballje mjaft të luftuara dhe “finale” të parakohshme.


