
Eliminimi i FCSB nga Shkëndija e Tetovës nuk është pritur aspak mirë. Rumunët u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-1, rezultat që solli edhe eliminimin e tyre nga Champions.
Por në raundin e 3-të të Europa League gjejnë një tjetër ekip shqiptar, Dritën. Pikërisht për këtë përballje ka folur presidenti i FCSB, Gigi Becali.
Kreu i klubit mjaft i irrituar dhe i mërzitur ka theksuar se nëse nuk mposhtin as Dritën më mirë të lënë futbollit. Ndër të tjera shprehet se rumunët nuk janë më të dobët se ekipi nga Kosova.
“Nëse Kosova (Drita), nga ku është kundërshtari ynë i radhës në Europa League na mposhtë, le ta lëmë edhe futbollin. Unë nuk dua ta bëjë këtë, por kështu duhet të jetë. Nuk mendoj se jemi më të dobët se ata (Drita)”, është shprehur presidenti.