Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Pritet titullar ndaj Romës, Bennacer pas rikthimit: Nesër do të jetë e vështirë, duhet kohë pas një dëmtimi të rëndë

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet titullar ndaj Romës, Bennacer pas rikthimit: Nesër do të
Ismael Bennacer

Ismael Bennacer është rikthyer të jetë pjesë e grupit të lojtarëve në stërvitje. Futbollisti i Milanit pësoi një dëmtim të rëndë në fillim të sezonit duke qëndruar për muaj me rradhë jashtë fushave. Së fundmi, ka luajtur disa ndeshje dhe është gati për fazën finale të rikuperimit.

Mesfushori foli për Milan TV në prag të ndeshjes së Europa League kundër Romës. Ai parashikohet të jetë titullar nesër nga minuta e parë përpara mbrojtjes, poziconin e tij të preferuar.

"Ndeshja kundër Giallorossi do të jetë e vështirë, si çdo ndeshje. Roma po përjeton një moment të mirë të formës, ka lojtarë të fortë. Do të jetë një sfidë e bukur. Unë jam duke punuar çdo ditë për t'u përmirësuar dhe për të ndihmuar ekipin. Nuk është kurrë e lehtë të rikthehesh pas një dëmtimi të rëndë, duhet pak kohë për të qenë në maksimumin tënd", tha algjeriani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga