
Europa League
9 takime mjaft të luftuara do të marrin vëmendjen në Europa League. 2 ndeshje do të luhen në orën 18:45, ndërsa 7 të tjera në orën 21:00.
Kështu Fenerbahce – Rayale Union dhe Malmo – Rangers i Nedim Bajramit do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët. Ndërsa në orën 21:00 vëmendja do të jetë te Besiktas i Milot Rashicës dhe Ernest Muçit. Skuadra turke do të sfidojë Ajax në transfertë.
Paralelisht do të luajë edhe Qarabag i Redon Xhixhës, me skuadrën azerbajxhianase që do të sfidojë në transfertë Tottenham. Ndërkohë takimet e tjera janë: Roma-Bilbao, Braga –Maccabi Tel Aviv, Eintracht Frankfurt-Plzen, FCSB-RFS dhe Lyon – Olympiacos Piraeus.

Poll