Lazio e Elseid Hysajt luan nesër në europa League një ndeshje të vështirë përballë gjigandëve të Porto-s. “Dragojtë” janë mësuar të bëjnë surpriza në kompeticionet europiane e sidomos në europa League që e kanë fituar me Radamel Falcao-n për herë të fundit.
Kësaj gjëje i trembet dhe Baroni, tekniku lacial. Marco Baroni ka dal të flas në konferencën për shtyp organizuar 1 ditë para mbajtjes së sfdidës vendimtare. Italiani dëshiron që ekipi kapital të vazhdojë super ecurinë në formatin e ri dhe për këtë nevojitet fitore në “Olimpico”.
“Kundërshtarë si Porto na duhen sepse në ndeshje si këto marrim njohuri, rritemi më shumë si ekip. Duhet të vazhdojmë ecurinë e mirë që kemi në Europa League. Porto është skuadër e vështirë për t’u mundur. Ata e njohin mirë kërtë kompeticion.
Jemi të vendosur mirë në fushë, kemi kompaktësi dhe skuadra di të ndryshojë fatet e ndeshjes edhe kur diçka shkon keq. Lazio duhet të bëjë shumë presion nesër dhe të mos humbasë topin në zona të rrezikshme. Në ndeshje vendimtare si e nesërmja gjithçka duhet të jetë në maksimumin tonë.”, u shpreh trajneri i Lazios.
Klubi nga Roma ka 3 fitore me 9 gola të shënuara dhe po bën shkëlqyeshmë si ndaj Nice që është rival i fortë për arenën e Europa League. Edhe pse Hysajn nuk i ka mirë marrëdhëniet me klubin, ata po ecin shumë mirë këtë edicion në të dy frontet e garimit.