Janë mbyllur 9 ndeshjet e para të fazës së 3-të të Europa League. Në këto 9 sfida të luajtura deri më tani, janë shënuar 24 gola.
Qarabag i Redon Xhixhës fitoi 1-2 në transfertë përballë Bodo Glimt. Në krahun tjetër, Nedim Bajrami dhe Rangers i tij nuk shkuan më shumë se barazimi përballë Olympiacos.
Në ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt – Slavia Pragës përfundoi 1-0. Ndërsa Steau e Bukureshtit fitoi 2-0 kundër Midtjylland. Supersfida mes Galatasaray dhe Tottenham u mbyll 3-2 në favor të turqve.
Më tej, Roma barazoi 1-1 në transfertën belge përballë Royale Union, ndërsa Nice – Twente përfundoi 2-2. Në ndeshjet e tjera, Bilbao fitoi me përmbysje 2-1 kundër Ludogorets. Teksa Elfsborg – Braga u mbyll 1-1.
Pas 9 ndeshjeve të para të kësaj mbrëmje, vendi i parë mbahet nga Galatasaray me 10 pikë. Po aq pikë kanë dhe Frankurt i vendit të dytë dhe Bilbao që renditet i 3-ti.