
Paulo Dybala
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Europa League. Në këto 4 ndeshje të vlefshme për fazën "play-off", u shënuan 18 gola.
Roma ia doli që të kualifikohej më tej duke mposhtur 3-2 Porton. Paulo Dybala ishte protagonist absolut me dygolëshin e tij. Në krahun tjetër, Galatasarayt nuk i mjaftoi barazimi 2-2 përballë AZ Alkmaar, pasi ekipi turk kishte humbur ndeshjen e parë 4-1.
Në dy ndeshjet e tjera, Steaua e Bukureshtit është kualifikuar pas fitores 2-0 me PAOK. Ndërsa Bodo/Glimt fitoi bindshëm 5-2 ndaj Twente.
Poll