Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Europa League/ Bilbao i “falet” kartonit të kuq dhe eliminon Romën, kualifikohen edhe Frankfurt, Lazio e Bodo Glimt (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League/ Bilbao i “falet” kartonit të kuq dhe eliminon
Bilbao - Roma

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Europa League. Në këto 4 sfida të vlefshme për 1/16-at e kompeticionit, u shënuan plot 14 gola ku nuk munguan dhe surprizat.

Athletic Bilbao ka eliminuar Romën duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Kujtojmë se verdhekuqtë kishin fituar sfidën e parë 2-1, por në ndeshjen e sotme u ndëshkuar me karton të kuq që në minutën e 10-të, gjë e cila ndikoi shumë në lojën e tyre.

Në krahun tjetër, Eintracht Frankfurt fitoi 4-1 përballë Ajax, pasi kishte fituar edhe në të parën 2-1. Lazios i mjaftoi barazimi 1-1 me Plzen, pasi italianët në të parën kishin triumfuar 2-1.

Në krahun tjetër, Olympiacosit nuk i mjaftoi fitorja 2-1 në shtëpi përballë Bodo/Glimt. Këta të fundit kishin triumfuar 3-0 në sfidën e parë, duke kaluar më tej në Europa League.

Deri më tani është vendosur vetëm një çift çerekfinalist. Lazio do të përballet me Bodo/Glimt. Ndërsa ekipet e tjera janë në pritje të ndeshjeve të orës 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga