
Atalanta - Leverkusen
Në orën 21:00 në “Aviva Stadium” në Dublin do të luhet finalja e parë europiane. Atalanta dhe Bayer Leverkusen do të përplasin “brirët” mes tyre në një duel mjaft të luftuar.
Në lojë është trofeu i Europa League, teksa kjo sfidë është një derbi shqiptarësh. Berat Gjimshiti kërkon të shkruajë historinë në këtë kompeticion.
Ndërkohë nga ana tjetër Granit Xhaka dëshiron të shkruajë emrin e tij me “germa të arta” në historinë e futbollit dhe me Leverkusen të vazhdojnë rekordin e pathyeshmërisë. Gjermanët kanë plot 51 ndeshje këtë sezon pa humbje dhe dëshirojnë të thellojnë akoma më shumë këtë rekord.
Poll