Nedim Bajrami debutoi në mënyrë perfekte me Rangers në Europa League. Mesfushori nga Tetova ia doli që të shënonte golin e parë në fitoren 0-2 në transfertë ndaj Malmos.
Kjo performancë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re. Bajrami është bërë pjesë e formacionin të javës së Europa League, me notën solide 8.9, krah lojtarëve si Vicario i Tottenham, Dia i Lazios dhe Ekitike i Frankurt.
Kujtojmë që 25-vjeçari u transferua te Rangers gjatë gushtit të këtij viti. Skocezët shpenzuan rreth 4 milionë euro për të marrë mesfushorin e Kombëtares shqiptare nga Sassuolo.
Poll