
Manchester United ia doli që të kualifikohej në finalen e Europa League. Skuadra e Ruben Amorim mposhti me rezultat të përgjithshëm 7-1 skuadrën e Bilbao dhe në këtë mënyrë në finalen e këtij turneu do të sfidohet me Tottenham.
Por timonieri i “Djajve” me arritjen në finale ka shkruar historinë në finalet europiane. Kjo pasi 40-vjeçari është bërë një nga trajnerët më të rinj që arrin një një finale në këtë moshë.
Portugezi është trajneri i 5-të në listë më i ri, teksa para tij janë Bob Houghton – 31 vjeç, kur arriti në finalen e Champions League me Molme në vitin 1979. Andre Villas-Boas – 33 vjeç arriti në finalen e Europa League me Porton në vitin 2011, Jose Villalonga – 36 vjeç arriti në finalen e Champions League me Real Madrid në vitin 1956 dhe më pas vjen Pep Guardiola – 37 vjeç ku arriti me Barcelonën finalen e Champions League në vitin 2009.