
Për Dinamon ishte një mbrëmje magjike. “Blutë” për herë të parë në histori do të luajnë në “Play-Off”, ndërsa do të synojnë edhe grupet e Conference League.
Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja mposhti me khë të rregullt 1-0 Hajduk Split, por sfida shkoi në shtesë për shkak të rezultatit të sfidës së parë 3-2 për kroatët. Në “Air Albania” fillimisht ra qetësia në minutat shtesë, pasi krotatët shënuan golin e avantazhit, por 2 golat e shënuar nga Qqardaku dhe Berisha për 2 minuta, bënë që i gjithë stadiumi të shpërthente në festë.
Tashmë me kualifikimin në “Play-Off”, te Dinamo kanë mësuar edhe emrin e kundërshtarit në këtë fazë të këtij turneu. Kështu do të sfidojnë Jagiellonia, dueli i parë mes tyre do të luhet në Poloni, më 21 gusht në orën 19:00.
Ndërkohë 1 javë më pas do të luhet sfida e kthimit në Shqipëri, me Dinamon e Dajës që do të tentojë një tjetër rezultat historik.