
Ishte sfida me Barcelonën, por në “San Siro”, Simone Inzaghi “shpiku” Hakan Calhanoglun si organizator të lojës përpara mbrojtjes kundër një skuadre që premtonte të bënte një të zikaltërve që po vinin nga një moment krize në kampionat.
Zgjedhja ishte e duhur, edhe turku gjeti golin dhe që nga ai moment vendi i tij nuk ishte më në dyshim, madje ai u bë një pikë referimi për ekipin dhe një nga interpretuesit më të mirë në botë në atë rol.
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, sfida e kësaj mbrëmjeje midis Barcelonës dhe Interit është ajo midis mendjeve të mesfushës. Nga njëra anë është Hakan Calhanoglu i cili e di se momenti është vendimtar, nga ana tjetër është një Frankie De Jong i rizbuluar, i cili pas një nisjeje të dobët i lë vend Bernal dhe Casadao dhe tani është një pikë referimi për Blaugranët. Sfida midis “regjisorëve”.