
Bayern Munich fitoi në shtëpi mbrëmjen e djeshme përballë Leverkusen, ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 3-0.
Në përfundim të këtij dueli ka folur tekniku i bavarezëve, Vincent Kompany. Sipas teknikut belg asgjë nuk ka mbaruar, pasi për të arritur në çerekfinale edhe në ndeshjen e kthimit duhet e njëjta performancë.
“Ne luajtëm mirë në këtë ndeshje të parë. Pjesa e dytë e këtij misioni do të jetë javën e ardhshme në Leverkusen. Ne do të duhet të luajmë po aq mirë atje për të arritur në çerekfinale.Tani kemi luajtur katër herë me Leverkusen dhe në këtë ndeshje që fituam gjithçka u vendos nga detajet, gjë që shihet edhe nga golat e shënuar”, ka thënë trajneri belg.