Bayern Munich mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në çerekfinalen e Champions League, duke mposhtur Real Madrid-in në “Allianz Arena” me shifrat 4-3. Pas triumfit 1-2 edhe në ndeshjen e parë, bavarezët kanë prerë biletën për gjysmëfinalen.
Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe “timonieri” i skuadrës gjermane, Vincent Kompany. Ky i fundit nuk e fsheh lumturinë, por mban ekipin me këmbë në tokë, pasi në gjysmëfinale i pret skuadra kampione në fuqi, Paris Saint-Germain.
“Jam shumë i lumtur, krenar për ekipin, është një gjë pozitive për të gjithë. Tani duam të kualifikohemi për në finale. Mendoj se bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll, qëndruam në lojë edhe pasi mbetëm disavantazh. Fitorja e kësaj ndeshjeje, dhe mënyra se si e bëmë, është diçka e veçantë për tifozët tanë.
A mund të ëndërrojmë shumë tani? E kemi bërë që nga fillimi i sezonit. Do të përballemi me ekipin që fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe që duket edhe më i fortë. Do të jetë një tjetër natë e madhe futbolli dhe do të përpiqemi të arrijmë në finale”, tha Kompany.
