
Manchester City arriti të mposhtë Napolin me shifrat 2-0 mbrëmjen e djeshme në Champions League. Në përfundimin e këtij takimi, Ruben Dias doli në prononcim për mediat duke thurur elozhe për shokët e ekipit.
“Mendoj se është e qartë për të gjithë. Është e rëndësishme ta kemi Fodenin dhe që mund të mbështetemi tek ai. Ai e di dhe vetë sa i veçantë është dhe sa ndryshime bën.
Nuk dua të bëj krahasime, ndiheshim të sigurt me Edersonin në portë, i cili është portier i jashtëzakonshëm. Natyrisht Donnarumma është një lloj profili tjetër, ai është i jashtëzakonshëm dhe është qetësuese ta kesh atë nga pas.
Kevin De Bruyne nuk kishte shumë për të bërë, por bëri që prania e tij të ndihej. Ai është një legjendë e klubit dhe gjithashtu një mik për ne”, u shpreh Dias.