Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ Mbrojtësi kampion firmos kontratën e re me Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbrojtësi kampion firmos kontratën e re me Bayern Munich
Josip Stanisic me drejtuesit e Bayern Munich

Josip Stanisic ka rinovuar me Bayern Munich deri në vitin 2029. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij me bavarezët, duke arritur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit.

Në sezonin e fundit, Stanisic ishte pjesë e Bayer Leverkusen në formë huazimi nga Bayern Munich. Madje me “aspirinat”, kroati ia doli që të shpallej kampion duke zhvilluar edhe një sezon mjaft të mirë nga ana personale.

Në 38 ndeshje të zhvilluar me Leverkusen, Stanisic shënoi 4 gola dhe asistoi në 6 të tjerë. Tashmë 24-vjeçari u rikthye në “Allianz Arena”, duke vendosur që të qëndrojë edhe për 5 vite të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga