Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Futbollisti më i fortë me të cilin është përballur? Lideri i Bayern Munich e thotë “troç”: Disa muaj më parë ishte Xhaka, tani është…

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollisti më i fortë me të cilin është
Tom Bischof

Mesfushori i cili luan për ekipin e Bayern Munich, Tom Bischof ka folur në një intervistë të dhënë për “Faxnet” edhe për një nga futbollistët shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin Granit Xhaka, të cilin ai e shikonte si një ndër lojtarët më të fortë që është përballur ndonjëherë.

Megjithatë lideri i bavarezëve është shprehur se e vlerësonte shumë Granit Xhakën si kundërshtar, por pas ndeshjes me PSG ka kuptuar se Vitinha-n është një rival më aktiv i cili nuk pushon kurrë.

 “Lojtari më i mirë që kam luajtur kundër? Deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka. Që nga ndeshja jonë kundër PSG-së, duhet të them: Vitinha! Ai e drejton gjithë lojën. Është gjithmonë në lëvizje, nuk pushon kurrë. Është gjithmonë aktiv”, u shpreh Bischof.

Kujtojmë se përballja në fushë mes Bischof dhe Granit Xhakës ka ndodhur kur mesfushori “kuqezi” luante për ekipin e Bayer Leverkusenit.

 

Poll

Lexo gjithashtu