Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayern Munich nuk është “normal”! Bavarezët shkatërrojnë Leipzig, Musiala “debuton” me asist (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern Munich nuk është “normal”! Bavarezët
Bayern Munich

Edhe pse Leipzig – Bayern Munich u konsiderua si kryendeshja e javës 18-të në Bundesligë, nuk pati “histori”, 5 – 1 për bavarezët. “Demat” zhbllokuan shifrat me Romulo Cardoso.

Me këtë “panoramë” u mbyllën 45 minutata e para. Në të dytën pjesë, Bayerni mori përmasat e një “përbindëshi”. Gnabry, Kane, Tah, Pavlovic dhe Olise “paketuan” fitoren me “manita” dhe përmbysjen e madhe.

Mesfushori Jamal Musiala pas 7 muajësh mungesës, shkak dëmtimi, u rikthye në fushë me asist. Të besuarit e Vincent Kompany janë gati perfekt në Bundesligë këtë sezon, 50 pikë të grumbulluar nga 54 të mundshme, 11 pikë para Dortmundit ndjekës dhe 71 gola të shënuar, statistika “anormale”.

Në sfidat e tjera, të cilat u mbajtën sot, Dortmund fitoi 3 – 2 ndaj St.Pauli, Koln mposhti 2 – 1 Mainz, Hamburger – Monchenngladbahch 0 – 0, Hoffenheim – Leverkusen 1 – 0 dhe Wolfsburg – Heidenheim 1 – 1.     

VIDEO/ Bayern Munich nuk është “normal”! Bavarezët
Rezultatet

 

Poll

Lexo gjithashtu