Bayern Munich u përball sot me Augsburg në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-2, në favor të ekipit i cili luajti në transfertë. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 19-të të Bundesligës.
Pjesa parë nisi mirë për Bayern Munich, pasi shënojnë golin e tyre të parë në minutën e 23-të falë goditjes së saktë të Itos. I pari dhe i fundit për 45-minutat e para, ndërsa golat e tjerë u rezervuan në pjeën e dytë të sfidës.
Augsburg kreu golin e barazimit falë Arthur Chaves në minutën e 75-të, ndërsa ai që finalizoi fitoren ishte Massengo me golin e tij në minutën e 81-të.
E sa i takon renditjes në Bundesligë, Bayern Munich vazhdon të kryesojë me 50 pikë, ndërsa Augsburg ndodhet në vendin e 13-të me 19 të tilla.
