Bayern Munich ka fituar në transfertë përballë Koln, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës gjermane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “RheinEnergieStadion”, përfundoi 1-3.
Vendasit shënuan të parët në minutën e 41’ me anë të Maina. Pas këtij goli, bavarezët s’u përmbajtën duke përmbysur dhe shënuar 3 herë me Gnabry, Kim Min-jae dhe talentin Karl.
Kështu, “djemtë” e Kompany mbetet në vendin e parë me 47 pikë, 11 më shumë se Dortmundi ndjekësi më i afërt. Në krahun tjetër me 17 pikë të grumbulluara, Koln mbetet i 12-ti në renditje.
GOLAT:
Goli i Maina (Koln 1-0 Bayern Munich)
Goli i Gnabry (Koln 1-1 Bayern Munich)
Goli i Kim (Koln 1-2 Bayern Munich)
Goli i Karl (Koln 1-3 Bayern Munich)
