Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Nga i “urryeri” në të “lakmuarin”, Alonso drejt klubit të Bundesligës?!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga i “urryeri” në të “lakmuarin”, Alonso
Xabi Alonso

Kur emri i tij nuk ka munguar në titujt e fundit të çdo lajmi në portal për shkak të shkarkimit të befasishëm nga Real Madrid, Xabi Alonso duket se ka një lëvizje tjetër. Duke konsideruar kështu edhe detajin më kryesor pasi ndodhemi në merkaton e janarit, ish-trajneri i madrilenëve mund të bëj dhe një transferim të mundshëm.

"Zërat" më të shumtë sipas medias “Bild”, aludojnë për një rikthim në Bundesligë. Rikujtojmë se Alonso u bë pjesë e Real Madrid pasi u largua nga Bayer Leverkusen. Ndërsa nga ana tjetër spekulimet më të shumta janë ato të një lëvizjeje të mundshme drejt ekipit të Eintracht Frankfurt.

Për më tepër burimet kanë shtuar se drejtori sportiv i klubit, Markus Krosche është i interesuar për një takim me Alonson për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit.

Koecidencë ose jo edhe trajneri për të cilin ai shikohet si pasues potencial, Dino Toppmoller i cili aktualisht ka në "duar" drejtimin e Eintracht Frankfurt ndodhet në të njëtën situatë tensionuese siç ishte dhe Alonso.

E gjitha kjo pasi skuadra ka njohur vetëm humbje në seri dhe një rënie nga klasifikimi ku aktualisht  ndodhet në vendin e 7-të.

Poll

Lexo gjithashtu