Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E kërkojnë Reali dhe Liverpool, Bayern Munich lëviz “gurët” për liderin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkojnë Reali dhe Liverpool, Bayern Munich lëviz
Michael Olise

Michael Olise është një nga futbollistët më të kërkuar nga disa ekipe, mes tyre Real Madrid dhe Liverpool. Si spanjollët ashtu edhe anglezët kërkojnë shërbimet e tij për të përforcuar ekipet në repartin e avancuar.

Këto interesime kanë bërë që te Bayern Munich të lëvizin “gurët” për të. Padiskutim që 24-vjeçari është një pikë kyçe te bavarezët, me të cilët po shkëlqen në këtë sezon, ku në 28ndeshje ka arritur të shënojë 13 gola dhe të japë 20 asistime.

Gjermanët tashmë kanë nisur punën për të zgjatur kontratën me francezin. Kontrata aktuale e tij me Bayern përfundon në qershor të 2029, por sërish drejtuesit dëshirojnë ta “blindojnë” edhe për disa sezone të tjera, duke parë edhe potencialin dhe cilësitë e tij.

Poll

Lexo gjithashtu