Sulmuesi anglez Harry Kane po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. 32-vjeçari deri në këtë fazë ka shënuar 33 gola në 29 ndeshje, shto edhe 4 asiste, statistika “anormale”.
Bomberit ishullor i përfundon kontrata te bavarezët në verën e 2027-ës, ndërsa më herët është përmendur edhe mundësia e largimit nga “rekordmenët” e Gjermanisë.
Ditën e sotme, drejtori i Bayern Max Eberl, ka folur për mediat në lidhje me këtë temë, duke i dhënë fund njëherë e mirë dilemave: “Jemi në bisedime me Kane. Ai është më se i gatshëm ta zgjasë kontratën. Nuk ka asnjë mendim për një transferim.
Harry e do klubin, tifozët dhe qytetin”. Barcelona dhe Manchester United kanë shfaqur interesim të fortë për yllin anglez, por që në asnjë moment Kane nuk ka shfaqur dëhirë për t’u larguar nga Bayenri ose të prononcohet për këtë temë në media.
