Mbrojtësi i Juventusit dhe Kombëtares Italiane Leonardo Bonuçi është vënë në qendër të merkatos nga skuadrat angleze. Murinho është tekniku që më së shumti kërkon ta afrojë qendërmbrojtësin në rradhët e Manchester United.
Por përveç tij interes për ta pasur italianin në skuadër kanë shprehur dhe dy ekipoe të tjera angleze Chelsea dhe Manchester City. Skuadra e Murinhos është përforcuar tashmë me mbrojtësin e Villarealit Eric Bailly duke shpenzuar për të 30 milionë Euro ,por duket se tekniku nuk mjaftohet me kaq.
Bonuçi po zhvillon një performancë të kënaqshme me skuadrën italiane në Europian dhe Juventusi nuk ka ndërmend ta lëshojë atë pa të paktën 50 milionë Euro. Shifër kjo mjaftueshëm e lartë për një mbrojtës.