
Ledjan Memushaj, mesfushori kuqezi, i cili është dhe kapiteni i Pescara-s në Serie A, është një ndër lojtarët e kërkuar të kësaj vere. Ai ka kontratë të vlefshme me klubin abrucez, ndërsa ka interesim nga Bologna. I intervistuar nga "Corriere dello Sport", Ledjan Memushaj ka folur për interesimin e Bologna-s. Kuqeblutë janë të interesuar për lojtarin.
Për të pranuar në parim negociatat Memushaj sqaron: "Di që me Bolonjën ka diçka, por nëse kompania më ka thënë se mund të nënshkruaj. Nga ana ime nuk ka pasur dëshirë që të largohem, jam mirë këtu me të gjithë, kompaninë, tifozët e shokët. Nuk shoh motiv për të ndërruar skuadër".
Poll